Reduzierter Preis! Forma e namazit - NASIRUDIN ALBANI Vergrößern

Forma e namazit - NASIRUDIN ALBANI

AL-Nun4506

Neuer Artikel

Forma e namazit të të dërguartit të Allahut, salallahu alejhi ve selem e përshkruar nga fillimi gjer në fund, sikurse të ishit duke e parë.

Mehr Infos

4 Artikel

6,00 € inkl. MwSt.

-7,00 €

13,00 € inkl. MwSt.

Mehr Infos

Forma e namazit

BOTIMI I PESTË:  JANAR, 2013/1434

Nasiruddin Albani u lind në Shkodër, në vitin 1332 H (1914), në një fa­mil­je fetare. Baba i tij, Nuh ef. Nexhati Al­bani kishte kryer studimet e sheriatit në Stamboll dhe qysh në Shqipëri njihej si dijetar. Pas lodhjeve që përje­tu­an popullata e Shkodrës në periudhat e luftrave ball­ka­nike dhe të Luftës së Parë Botërore, familja e Albanit u shpër­­ngul për të jetuar në Sham, Damask (Siri e sotme). Aty shejh Albani mbaroi shkollën fillore dhe njëkohësisht më­soi dituritë e para në lëmi fetare nga dijetarë të ndry­shëm; Kur'anin, Texhvidin, shkencat e gjuhës arabe, Fik­hun e medhhebit hanefi dhe degë të tjera. Baba i shejhut, Nuh efendiu njihej ndër njohësit më të mirë të Fikhut ha­ne­fi në Sham, tek ai ndoqën mësim dijetarët e mëdhenj shejh Shuajb Arnauti dhe Abdulkadër Arnauti. Për ho­xhën e tij shejh Shuajbi na rrëfente se ka njohur mirë as­tro­nominë dhe se ka qenë llogaritës i kohës-muvekkit.

Albani nga babai i tij mësoi edhe zanatin e orë­ndre­që­sit, gjë me të cilën fitonte për të siguruar familjen. Intere­si­mi për hadithin dhe shkencat e tij, u paraqit tek ai qysh në mo­shën njëzet vjeçare. Shejhu thonte se një artikull i pub­li­kuar në revistën El-Menar, ia ka zgjuar kureshtjen atij të filloj të punojë në këtë lëmi, duke përshkruar me dorë vep­rën monumentale prej 2000 faqeve, të Ha­fidh El-Ira­ki­ut- tahkik (recen­zim) i haditheve të librit Ihjau ulumid-din të Ebu Hamid Gazaliut. Albani u thellua në lëminë e hadithit dhe në shken­­cat e tij. Ai përveç që mori ixhazet për hadith nga muhadithë lo­kalë, lexon­te dhe hu­lum­tonte me orë të tëra në mek­te­bin e famshëm Edh-DhahirijjeSham. Ai u thellua në shke­n­cën e Hadithit në atë masë, saqë shpesh­herë e mbyll­te dyqanin e tij dhe qëndronte në këtë mekteb, du­ke e ndër­prerë leximin vetëm për namaz, madje nuk shkonte as të hante, por shpesh merrte pak ushqim me vete.

Drejtoria e Edh-Dhahirijje-s me të parë ambiciet e tij për hulumtim i dha shejhut çelësin dhe një dhomë të po­saç­me për studim. Gjatë kë­saj kohe ai shkroi disa vepra të dobishme - shumë prej të cilave ende janë në dorëshkrim dhe gjen­den së bashku me gjithë bibliotekën të cilën me vasijet e la vakëf në Univer­sitetin Islamik në Medine. Albani udhëtoi për ligjërime në vende të ndryshme si: Katar, Egjipt, Kuvajt, Emiratet, Spanjë dhe Angli.  Shejhu fliste shqipen e vjetër me orientalizma, zotë­ron­te arabishten shu­më mirë dhe mund të shërbehej edhe me frengjishten të cilën e kishte mësuar gjatë periudhës kur Siria ishte koloni franceze.

Përmbajtja

Dy fjalë për shejhun tonë ................................................................... 7

Librat dhe punimet e shkruara ........................................................... 9

Forma e namazit dhe ndikimi i tij davetin te shqiptarët.......... 10

Nxënësit e shejhut:........................................................................... 11

Lëvdatat dhe mirënjohjet e institucioneve dhe dijetarëve për shejh

Albanin ............................................................................................ 11

HYRJE...................................................................... 15

Arsyet për përmbledhjen e këtij libri dhe disa nga veçoritë e tij....... 20

Metodologjia e këtij libri ..................................... 24

Braktisja e pikëpamjeve imamëve nga ana e pasuesve tyre,

nëse ato janë kundërshtim me Sunnetin ..................................... 40

Përgjigje mëdyshjeve ........................................... 46

TË DREJTUARIT KAH QABJA............................... 66

QËNDRIMI NË KËMBË GJATË NAMAZIT ........... 70

Namazi i personit sëmurë pozitë ulur ................................. 71

Namazi anije ............................................................................... 72

Ulja dhe qëndrimi këmbë namazin e natës (Tehexhxhud) ...... 73

Namazi

Bewertungen

Aktuell keine Kunden-Kommentare

Eigene Bewertung verfassen

Forma e namazit - NASIRUDIN ALBANI

Forma e namazit - NASIRUDIN ALBANI

Forma e namazit të të dërguartit të Allahut, salallahu alejhi ve selem e përshkruar nga fillimi gjer në fund, sikurse të ishit duke e parë.