Reduzierter Preis! 33 Shkaqe për shtimin e përkushtimit në Namaz Vergrößern

33 Shkaqe për shtimin e përkushtimit në Namaz

AL-Li19002

Neuer Artikel

Gjëja e parë që do ta humbisni prej fesë suaj është përkushtimi, ndërsa ajo e fundit është namazi, ku do të ndodhë të falet njeriu i asaj kohe, por të mos ketë asnjë të mirë nga ai, do të ndodhë të hysh në xhami e do të kesh frikë, se nuk do të gjesh ...

Mehr Infos

1 Artikel

Achtung: Letzte verfügbare Teile!

1,50 € inkl. MwSt.

-3,50 €

5,00 € inkl. MwSt.

Mehr Infos

Titulli: 33 SHKAQE PËR SHTIMIN E PËRKUSHTIMIT NË NAMAZ

Autor: Muhamed Salih Munexhid
Përktheu nga gjuha arabe: Sabit Gashi
Recesent Fetar: Hafiz Lulzim Susuri
ISBN: 978-9951-573-03-0
Botues: Lib-Art
Faqe: 88, Formati: A5


Pjesë nga hyrja:
Gjëja e parë që do ta humbisni prej fesë suaj është përkushtimi, ndërsa ajo e fundit është namazi, ku do të ndodhë të falet njeriu i asaj kohe, por të mos ketë asnjë të mirë nga ai, do të ndodhë të hysh në xhami e do të kesh frikë, se nuk do të gjesh asnjë të përkushtuar në namazin e tij

Përkushtimi është një çështje me rëndësi shumë të madhe. Ai mund të zhduket shumë shpejt, gjithashtu shumë njerëzve i mungon një gjë e tillë, e posaçërisht në kohën tonë, kohë kjo në të cilën është afruar shumë shkatërrimi i botës.

Për këtë çështje Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, duke na tërhequr vërejtjen nga një rrezik i tillë thotë: Gjëja e parë që do të ngrihet nga Umeti im është përkushtimi (gjatë ibadetit), derisa të vijë koha të mos shohësh asnjë të përkushtuar

Vendi i këtij përkushtimi pa dyshim ndodhet në zemër ndërsa frytet e saj vërehen tek gjymtyrët e trupit, sepse ato pasojnë bindjet e zemrës, prandaj nëse infektohet zemra me vesvese e pakujdesi, atëherë prishet adhurimi i gjymtyrëve.

Personi që përkushtohet vetëm për Allahun, ai veçse e ka fikur zjarrin e epshit të vet dhe ka larguar tymin e këtij zjarri nga gjoksin i tij, në të cilin më pas vezullon drita e së vërtetës përmes madhërimit. Tek ai ka vdekur çdo epsh trupor, për shkak të sulmit të bërë nga frika dhe respekti me të cilat është ujitur dhe është rritur. Gjymtyrët zbuten, zemra qetësohet dhe tek Zoti i saj prehet përmes rehatisë shpirtërore dhe kështu arrin tek kënaqësia më e madhe. Është e rehatshme si toka pjellore, e cila e mban dhe e pi ujin duke dhënë frute më vonë, ku edhe zemra e qetë e pranon besimin e ku pastaj frytet e saj vërehen tek gjymtyrët. Për hir të kësaj qetësie dhe kënaqësie shpirtërore besimtari me përulje të plotë i bie në sexhde Allahut të tij pa ndalim dhe duke vazhduar ashtu deri në fund të jetës së tij.

PËRMBAJTJA:


HYRJE
KAPITULLI I PARË


PËRKUJDESJA PËR GJËRAT QË SJELLIN PËRKUSHTIMIN APO E FORCOJNË ATË


1- Përgatitja për namaz
2- Qetësimi gjatë faljes
3- Përkujtimi i vdekjes gjatë faljes
4- Meditimi rreth ajeteve që lexohen, dhe rreth lutjeve të tjera gjatë faljes, si dhe përjetimi i tyre
5- Të ndalet gjatë leximit në secilin ajet
6- Këndimi i ajeteve me vëmendje, rrjedhshëm e ngadalë dhe zbukurimi i zërit gjatë këndimit
7- Të jesh i bindur, se Allahu i përgjigjet lutjeve gjatë namazit
8- Falja e namazit pas sutres pengesës para vetes dhe afrimi pranë saj
9- Vendosja e dorës së djathtë mbi të majtë në gjoks
10- Shikimi në vendin e sexhdes
11- Lëvizja e gishtit tregues gjatë teshehudit (uljes)
12- Llojllojshmëria e këndimit të kaptinave, ajeteve dhe lutjeve gjatë namazit
13- Të bëjë sexhden e leximit të Kuranit, nëse e lexon atë në namaz
......................................................................................
14- Të kërkohet mbrojtja e Allahut nga djalli i mallkuar
15- Meditimi rreth gjendjes së selefit kur ata faleshin
16- Njohja e fshehtësive të përkushtimit
17- Përpjekja për shtimin e lutjeve, sidomos në sexhde
18- Dhikri pas faljes së namazi

KAPITULLI I DYTË

LARGIMI I PENGESAVE QË E PAKËSOJNË PËRKUSHTIMIN NË NAMAZ

19- Largimi i gjërave që e hutojnë falësin nga vendfalja e tij
......................................................................................
20- Të mos falet me (apo mbi) rroba që përmbajnë shkrime, vizatime, apo ngjyra tërheqëse
21- Të mos falet, kur ushqimi është gati dhe është i uritur
22- Të mos falet duke qenë nën presionin e nevojave fiziologjike
23- Mos falja nën presionin e kotjes (nga gjumi)
24- Mos falja pas njerëzve që bisedojnë apo pas atij që është duke fjetur
25- Mos angazhimi me rregullimin e vendit të sexhdes
26- Mos pengimi i të tjerëve me lexim
27- Mos shikimi anash gjatë faljes
28- Mos ngritja e shikimit në namaz
29- Mospështyrja para vetes në namaz
30- Të pengojë hapjen e gojës në namaz
31- Mosvendosja e duarve në bel gjatë faljes
32- Mos lëshimi i petkave zvarrë në namaz
33- Mos përngjasimi me kafshët

Bewertungen

Aktuell keine Kunden-Kommentare

Eigene Bewertung verfassen

33 Shkaqe për shtimin e përkushtimit në Namaz

33 Shkaqe për shtimin e përkushtimit në Namaz

Gjëja e parë që do ta humbisni prej fesë suaj është përkushtimi, ndërsa ajo e fundit është namazi, ku do të ndodhë të falet njeriu i asaj kohe, por të mos ketë asnjë të mirë nga ai, do të ndodhë të hysh në xhami e do të kesh frikë, se nuk do të gjesh ...