Reduzierter Preis! Kriza e botës moderne Vergrößern

Kriza e botës moderne

AL-Aii10071

Neuer Artikel

Autori: Renë Guënon

Mehr Infos

4 Artikel

7,00 € inkl. MwSt.

-5,00 €

12,00 € inkl. MwSt.

Mehr Infos

Kriza e botës moderne

Autori: Renë Guënon


 Një libër i pashmangëshm për të kuptuar krizën e kohë tonë, një udhërrëfyes i domosdoshëm për t'u çliruar prej saj. 


Titulli i librit: Kriza e botës moderne

Titulli në origjinalin frëngjisht: La crise du monde moderne, Editions Gallimard, Paris 1947

Autori: Renë Guënon

Shërbyer në shqip nga origjinali frëngjisht: Shpatm Doda

Botues: LogoKron

Redaktor gjuhësor: Ilir Sofroni

për botimin në frëngjisht: Ëditions Gallimard

për botimin në shqip: LogoKron

ISBN 978-99956-761-2-4

Tiranë, 2009

Faqe: 222

 

E botuar më 1927, Kriza e botës moderne është vepra më e rëndësishme në morinë e trajtesave në lidhje me krizat më të thella që kanë pllakosur njerëzimin gjatë rrjedhës së historisë. Përmes një stili të ngjeshur dhe fshikullues, i përshkuar herë nga shkëndijëzime apokaliptike, herë nga zëri i Jonas të sapo dalë nga brendësia e balenës, në këtë vepër Guënon nxjerr në pah dhe analizon me akull të mendjes shkaqet e thella që e kanë çuar mendësinë moderne në zgrip të një humnere të fundbotshme.drejt krizës më të thellë që perëndimi ka njohur në historinë e vet. Duke vozitur në kundër-rrjedhë me frymën e kohës, Guënon rimerr pamësitë, idetë dhe tërë sferat e botës perëndimore dhe i kalon në sitën etë vërtetës së epërme dhe të patjetërsueshme, asaj të vërtete që buron pa- shtershëm nga parimet themelore dhe shkakësitë parake, për të na treguar qartas se si ajo çka jemi mësuar ta shohim si përparim,- të cilin, madje, s'jemi mëdyshur ta ndajmë edhe në periudha të ndryshme (periudha greko-romake, e Mesjetës, e Rilindjes dhe ajo moderne),- në të vërtetë s'është tjetër përpos se një regres i ngjethshëm në të gjitha sferat e botës perëndimore, njërënie në nivelet më të ulëta si rrjedhojë e pashmang- shme e frymës materialistike dhe e shkëputjes së mendësisë perëndimore nga sfera shpirtërore dhe traditat e mëhershme. Nga ky këndvështrim,kritikat e rrefkëta të Guenon-së shigjetohen në zemër të gjithë sa përbën krenarinë e qytetërimit perëndimor: Shkenca (shërbëtore e industrisë dhe teknologjisë, e cila udhëhiqet nga një qëllim i ve- tëm - të përftojë ligjësi praktike e të dobishme në prodhimtari);filozofia pas Descartes- it (që e vendos arsyen në plan të parë) dhe ndjekësve të tij (përfshirë edhe kundërshta- rët e tij empiricistë,të cilët e tkurrin njeriun në një realitet pesë-shqisor), mekanicisti- kën dhe dukuritë më të spikatura shoqërore të kohëve moderne,si individualizmi, mate- rializmi, aventurat politike etj. Porse, krahas kallëzimit të krizës së fundbotshme, Guenon shtron edhe mundësitë dhe drejtimet që lipsen ndjekur për një rrugëdalje fatlume, duke nisur nga mëkëmbjafrymës intelektuale.kthimi te tradita.deri te rindërtimi i elitës, e vetmja që mund ta ndërmarrë dhe udhëheqë një revolucion të kësaj natyre.

Renë Guënon qëndron tejçdo kategorie të zakonshme,a kiasifikimi të njohur. - Paul Sërant Vepra më e thellë dhe më e mençur mbi njerëzimin e pllakosur nga kriza." - Lëopold Ziegler Në këtë vepër kristalore (që ushtroi një nga ndikimet më të thella dhe më të 'nëndheshmet' në epokën tonë),Guënonjep të pasqyruar rrezet vezulluese të udhëve të Njohjes. - David Gattegno Nëse Guënon ka të drejtë, atëherë tërë veprën time duhet ta hedh poshtë... S'kam absolutisht as- gjë që të hedh poshtë në gjithë sa shkruan Guënon, është thjesht i parrëzueshëm... Një nga gjenitë e kohëve tona... Çdo kish ndodhur me jetën time, nëse do t'i kisha lexuar veprat e Guënon-së gjatë ri- nisë sime? - Por atyre viteve veprat e Guënon-së s'kishin shkruar ende.Tani është tepër vonë;jeta ime mori drejtimin që mori,tashmë asgjë s'mundta ndryshojë. - Andrë Gide E kam lexuar pafundësisht herë çdo vepër të Guënon-së." - Raymond Queneau

Tryeza e lëndës

Parashtjellim fq. 7

Kapitulli i parë: Epoka e errësirës fq. 17

Kapitulli i dytë: Kundërvënia mes Lindjes dhe Perëndimit fq. 43

Kapitulli i tretë: Njohja dhe veprimi fq. 65

Kapitulli i katërt: Shkenca e hyjshme dhe shkenca laiciste fq. 81

Kapitulli i pestë: Individualizmi fq. 107

Kapitulli i gjashtë: Mishmashi shociëror fq. 133

Kapitulli i shtatë: Qytetërind materialistik fq. 157

Kapitulli i tetë: Pushtimi perëndimor fq. 187

Kapitulli i nëntë: Një gjerdan përfundimesh fq. 205

Tryeza e lëndës fq. 223

 

 

 

 

 

Bewertungen

Aktuell keine Kunden-Kommentare

Eigene Bewertung verfassen

Kriza e botës moderne

Kriza e botës moderne

Autori: Renë Guënon