Reduzierter Preis! Maria Vergrößern

Maria

AL-Si10084

Neuer Artikel

Autor: Emine Shenlikoglu

Mehr Infos

2 Artikel

Achtung: Letzte verfügbare Teile!

4,99 € inkl. MwSt.

-3,51 €

8,50 € inkl. MwSt.

Mehr Infos

Maria

Emine Shenlikoglu


Titulli i Origjinalit:

Maria Emine Senlikoglu

Shqipëruar nga turqishtja: Dhulkarnejn Vardari

Përshtatja dhe përpunimi artistik: Hajrudin S. Muja

Redaktor: Dr. Hysen Matoshi

Për botuesin: Bashkim Avdiu

 

Pjesë nga Romani:

Atë ditë dimri të ftohtë i gjithë qyteti ishte i mbuluar me një shtresë të hollë dëbore. Njerëzit flisnin se si ky dimër do të ishte i fortë, dimër që do të mbahej mend! Unë nuk e di se në bazë të kujt gjykonin njerëzit, se çfarë dimri do të kishim, por për një gjë gjithnjë e më shumë po bindesha: ky dimër do të ishte dimri i madh i shpirtit tim, pas të cilit do të vi- nte stina e luleve dhe e burimeve, stina që rrënjësisht do të ma ndryshonte jetën.

Derisa po e ngisja veturën time, anës së rrugës shihja njerëz të të gjitha moshave, të të gjitha racave. Kishte aguar dita dhe tashmë secili nxitonte për në punën e vet, në shkollë, në universitet...

Pothuaj të gjithë po prisnin urbanin e qytetit. Në mesin e tyre vërejta një djalosh, për të cilin nga një arsye e panjohur ndieja keqardhje. Disi qëndrimi i tij më dukej ndryshe prej të tjerëve, por nuk mund të dija përse e kisha këtë bindje. Më dukej se ishte nga Afrika. Diçka më shtynte të mendoja se ai rrinte i mërzitur për shkak të varfërisë në familje... ndo- shta...

  • A dini gjermanisht, zotëri?

  • Di pak - më tha me fisnikëri!

  • Nëse nuk keni gjë kundër, ejani me mua tju çoj në vendin për ku jeni nisur... - thashë.

  • Përse nuk u thua këtyre tjerëve - më tha si me inat?

  • Edhe ata mund të hyjnë, por edhe për ty ka vend - i thashë si me xhelozi.

Për një moment ngurroi. Ndoshta mundohej të gjente arsyen përse u ndala që ta merrja pikërisht atë. Madje as vetë nuk dija përse veprova kështu! U mendua gjatë dhe si me përtesë hapi derën e pasme të makinës dhe hyri. Hyri edhe njëra nga vajzat e shumta që po prisnin urbanin e qytetit e që po udhëtonte për të njëjtin universitet.

E nisa makinën.

Kaluan ca çaste ashtu në heshtje, e pastaj pyeti:

  • Pse morët mundim të ndaloheni për mua zonj- ushë, mos njihemi gjë?

  • Ju shoh çdo ditë në këtë stacion - i thashë. - Kam një lidhje të veçantë me Afrikën, është një vend, që e kam shumë lakmi.

  • Në çka e bazoni mendimin tuaj zonjushë - më tha - Me çka e karakterizoni atë?

    Më erdhi disi keq që u fillua biseda kështu, por nga urrejtja që kisha për vendin e tij, si në murmuri- tje me një gjysmë zëri, thashë:

    • Njeringrënës, njerëz të uritur...

    • Çudi... në Afirikë nuk ka komb me emrin njeringrënës! Kjo është shpifje. Është një gënjeshtër e shpifur nga ata që e kolonizuan atë! Edhe unë jam prej asaj ane, jam egjiptian. Ne nuk hamë kënd, por i vështrojmë të tjerët teksa na hanë. Ky, pra, është i gjithë gabimi ynë!

    • Gjermanishten e flisni shumë bukur! Pse ndo- dheni në Gjermani?

    • Kushtet më sollën ashtu - më tha me një ton të vendosur:

    • Si e keni emrin? - e pyeta.

    • Ahmed - më tha.

    • Unë quhem Maria. Me prejardhje jam franceze.

    Pas një heshtje të shkurtër, sa për ta ngacmuar, vazhdova:

    • Vërtet, pse ju e mësoni gjuhën tonë, e ne nuk e mësojmë gjuhën tuaj?

    • Prekët në një pikë të rëndësishme zonjushë - më tha. - Ju jeni ata imperialistët, të cilët, edhe pse i keni shtetet muslimane nën sundimin tuaj, për çdo gjë e bëni veten më meritorë.

      ....




Bewertungen

Aktuell keine Kunden-Kommentare

Eigene Bewertung verfassen

Maria

Maria

Autor: Emine Shenlikoglu