Reduzierter Preis! Tortura Kineze Vergrößern

Tortura Kineze

AL-Si10085

Neuer Artikel

Autore: Emine Shenlikoglu

Mehr Infos

4 Artikel

4,99 € inkl. MwSt.

-3,51 €

8,50 € inkl. MwSt.

Mehr Infos

Tortura Kineze

Autore: Emine Shenlikoglu

"Me siguri s'keni lexuar roman të tillë"

Titulli i Origjinalit: Çin iskencesi Emine Senlikoglu

Përkthyes: Emir Hukallo

Redaktor: Dr. Hysen Matoshi

Për botuesin: Bashkim Avdiu

Disa fjalë

Jam një muslimane që ndihem keq për faktin se nuk e kam kryer detyrën time ndaj muslimanëve të persekutuar vetëm pse ishin musliman. Për këtë arsye, si individ, për ta kryer obligimin që më takon, si hap të parë ua paraqes veprën që e keni në dorë.

Këtë vepër ua dedikoj të gjithë të dëmtuarve prej dhunës së komunizmit, me qëllim që të më falin.

Dhe them: Të gjitha torturat, sido që të quhen, janë pasojë e ateizmit.

Zoti ju ruajt, miq të shpirtit tim.

Emine Ozkan Çenlikoglu, 18.6.1997, Kajro

Pjesë nga Romani:

Hap pas hapi drejt ëndrrës

Çdo gjë filloi në vitin 1964.

Në një fshat në kuadër të Çerçekut, nëna, babai, Turguti që ishte një vjet më i moshuar se unë, motra Çiçekja që ishte tri vite më e moshuar se unë, të gji- thë bënim jetë të lumtur.

Fshati ynë pothuajse i ngjante parajsës. Kur binte shi, ajri kundërmonte aromë të këndshme gjallërie. Aroma e dheut të rikujtonte legjendën që njihej si ilaçi i jetës. Aroma e këndshme e dheut skrahaso- hej me asnjë parfum. Sidoqoftë, ajo aromë smund të gjendej në asnjë parfum. Rruga e fshatit tonë, në të djathtë dhe në të majtë, ishte e stolisur me drunj frutash dhe me lule. Kur e sodisja fshatin në imagji- natë, e ndjeja që më pushonte shpirti. Si të mos pushojë njeriu? Kur çelnin lulet në pranverë fshati ngj- ante në universin. Shtëpitë të renditura si margaritarë në të djathtë dhe në të majtë të rrugës, kishin përpara lulet e frutave që kishin çelur rozë, bardh, kaltër dhe kuq, të bënin të ndieje se është marrë një vend prej botës së ëndrrave dhe është sjellë në fshatin tonë. Në fshat ishim shtatë shokë që e donim njëri- tjetrin. Asnjëherë smendoja se do të vinte një ditë kur njëri prej atyre shokëve do të më mbetej veçse një fotografi.



Unë dhe Turguti sivjet do ta fillonim shkollën e mesme. Përgatitjet e nevojshme i bënim duke qenë shumë të emocionuar. Ato ditë ishin përplot emoci- one lumturie. Thua se ishim në botën e ëndrrave.



Për herë të parë do ta shihja qytetin. Unë me vëllanë merreshim vesh shumë mirë. Andaj motra bëhej sikur na xhelozonte, ndaj unë gjithnjë i jepja sqarime: Turguti është edhe shoku, edhe vëllai im. Derisa ti luaje me vajzat me kukulla, unë luaja me atë.



Njëherë derisa fola kështu, Turguti ndërhyri me krenari:



E keni edhe vëllain e madh, o trim. Mos e nënvlerëso të qenët vëlla i madh. E donim shumë njëri-tjetrin. Thua se po të mos ishte njëri prej nesh, as tjetri sdo të mund të jetonte. Ashtu na dukej ne.



Sa i kënaqur ishte babai me sinqeritetin tonë, na përcillte si të ishim film çlodhës. Këto fjalë i thoshte shpesh: Nëse ju dy sot keni afërsi shpirtërore, kjo është për shkak të besimit të njëjtë që e keni. Posa të ....



 

Përmbajtja

Parathënie e botimit shqip 2

Disa fjalë 7

Hap pas hapi drejt ëndrrës 9

Revolucioni 23

Tortura bashkëkohore 64

Ara e vdekjes 81

Dy hapa para një mbrapa 98

Katër dëshira 1 26

Zjarri i lindur nga zjarri 1 38

Fajtorët shikojnë ndryshe 1 63

Ditën socialist, natën kapitalist 1 81

Fuqia e grave 1 88

Ndjenja e hakmarrjes 1 94

Në mënyrë sekrete 21 2

Ju lutemi, të kemi pavarësi të

denjë për duartrokitje 231

Frika 239

Pyeta 245

Turkestani 254

Përmbajtja 255




Bewertungen

Aktuell keine Kunden-Kommentare

Eigene Bewertung verfassen

Tortura Kineze

Tortura Kineze

Autore: Emine Shenlikoglu