Reduzierter Preis! Familjet e profetëve Vergrößern

Familjet e profetëve

AL-Fu10016

Neuer Artikel

Profetët janë njerëzit më të dashur dhe më të afërt të All-llahut. Ata janë bartësit e mesazhit hyjnor në mesin e njerëzve, përcjellësit besnik të Shpalljeve të Zotit Fuqiplotë, udhëzues të njerëzimit përmes frymëzimit që u erdhi nga qielli.

Mehr Infos

10 Artikel

4,50 € inkl. MwSt.

-2,50 €

7,00 € inkl. MwSt.

Mehr Infos

Familjet e Profetëve

Titulli

Familjet e Profetëve

Autori

Xhasim Mutava

Përktheu

Elmaz Fida

Lektor

Agim Abazi

Korrektor

Ammar Jusufi

Botues

Shtëpia Botuese "Furkan"

Faqe

236

Profetët janë njerëzit më të dashur dhe më të afërt të All-llahut. Ata janë bartësit e mesazhit hyjnor në mesin e njerëzve, përcjellësit besnik të Shpalljeve të Zotit Fuqiplotë, udhëzues të njerëzimit përmes frymëzimit që u erdhi nga qielli. 
Profetët e Zotit janë burrat më besnikë gjatë historisë njerëzore, sepse edhe amaneti i tyre ishte më i rëndë, transmetimi i Fjalëve të Zotit në mesin e njerëzve, duke hasur shumë shpesh në refuzimin e atyre të cilëve u drejtoheshin, e madje edhe në zullumin e bashkëkohësve të tyre të devijuar dhe të humbur. 
Profetët janë njerëzit më të devotshëm që ka njohur kjo tokë, sepse përkundër premtimit të Zotit për shpëtimin e tyre në Ahiret dhe kënaqësitë e Xhennetit, ata për asnjë çast nuk ndërprenë adhurimin ndaj Zotit dhe kërkim faljen prej Tij. 
All-llahu i zgjodhi ata për bartjen e mesazhit të Tij hyjnor në mesin e njerëzve, për tu mësuar atyre të mirën e të keqen, shpërblimin e dënimin, për ti larguar nga devijimet dhe udhëzuar drejt rrugës së Zotit. 
Të Dërguarit e All-llahut duhet të jenë njerëzit më të dashur për neve, shembulli që duhet ndjekur në përkushtimin tonë ndaj Zotit dhe raportet me njerëzit. 
Secili prej tyre karakterizohej me ndonjë dhunti të veçantë nga Zoti, muxhize përmes të cilës vërtetohej lidhja e tyre me Zotin dhe misioni i tyre në tokë. 
Po ashtu, ata ishin edhe njerëz familjarë, duke u bërë në këtë mënyrë edhe një shembull i yni se si duhet të sillemi me familjet tona. Raportet e tyre me prindërit, vëllezërit, bashkëshortet, fëmijët... të afërmit tjerë dhe pak më të largëtit... duhet të shërbejnë si një model se çfarë nevojitet të jetë sjellja jonë në raport me njerëzit që na rrethojnë. 
Në jetën e secilit prej Profetëve të Zotit gjejmë ndonjë mësim të rëndësishëm në këtë drejtim, ndërsa libri Familjet e Profetëve, i autorit Xhasim Mutava, jep një kontribut shumë të rëndësishëm në këtë aspekt. 

Përmbajtja:

·        Babai i Profetëve Ademi [Alejhi-selam]

·        Ademi [Alejhi-selam] dhe sprova familjare

Bewertungen

Aktuell keine Kunden-Kommentare

Eigene Bewertung verfassen