Reduzierter Preis! Tefsiri i Ibën Kethirit 3 Vergrößern

Tefsiri i Ibën Kethirit 3

Al-Fon10001

Neuer Artikel

Janë përfshirë katër suret vijuese, En'am, Araf, Enfal dhe Tevbe

Mehr Infos

3 Artikel

Achtung: Letzte verfügbare Teile!

24,99 € inkl. MwSt.

-6,01 €

31,00 € inkl. MwSt.

Mehr Infos

Në botimin e pjesës se tretë të komentimit të Kuranit, ku janë përfshirë katër suret e vijuese, En'am, Araf, Enfal dhe Tevbe, nga pena e përndritur e Ibn Kethirit, pasqyrohet jeta njerëzore në mes të mendjës se robëruar dhe zemrës se lirë. Këto katër sure janë edhe katër shenja të tjera orientuese për rrugëtimin e "atyre që besojnë të fshehtën". Surja En'nam, zbritjen e së cilës e kanë shoqëruar shtatëdhjetë engjëj, është e vetmja sure ku Emri i të Madhnueshmit është përmendur shtatëdhjetë herë. Araf është shenja tjetër, emri i se cilës emërton vendndodhjen e njeriut në mes së mirës dhe së keqes. Aty vijnë edhe pesë thirrjet me ton paralajmërues për bijtë e Ademit. Enfal është shenja tjetër orientuese e cila fletë për fitoren e muslimanëve ne luftën e Bedrit, me gjithë numrin e vogël të tyre në përballje me numrin e madh të ushtrisë kundërshtare, duke nxjerr në pah se cilësia, në përballje me sasinë, është ajo që përcakton vlerat dhe suksesin e amshueshëm. Ndërkaq, surja Tevbe është e vetmja sure e Kuranit që fillon pa "Bismilahi..." duke shfuqizuar sigurinë ndaj atyre që shkaktojnë pasiguri.

Titulli: Tefsiri i Ibn Kethirit pjesa e tretë
Autor: Imam Ismail ibn Omer ibn Kethir
Përktheu: Mr. Bashkim Aliu
Redaktorë profesionalë: Mr. Mahir Hasani, Mr. Ajni Sinani
Redaktor gjuhësor: Dr. Hysen Matoshi
Korrektor: Nuridin Ahmeti
Formati: B5
Faqe: 672




Parathënie
Edhe atëherë, kur gjuha nuk ka fuqi më të flasë, kur dora nuk ka fuqi më të shkruaj, kur trupi nuk mund ta mbajë më shpirtin brenda vetës, qoftë lavdëruar Ai Krijuesi i fshehtësisë se jetës dhe ekzistencës sonë. Edhe atëherë kur vjen çasti i ndarjes nga të dashurit tanë, prindërit, fëmijët dhe të afërmit e zemrës sonë, qoftë lavdëruar Ai që na takoi me ata, na bëri ta ndjejmë gëzimin e takimit, dhimbjen e ndarjes dhe mallin e largësisë. Edhe atëherë kur buzët tona të jene ngrirë nga ftohtësia e akullt e vdekjes dhe nuk mund t i nxjerrin më fjalët, zemrat qofshin dëshmitare të shahadetit të Muhamedit Udhërrëfyesit tonë, mbi duart e të cilit vunë duart shokët e tij dhe ia dhanë besën e cila i bëri yje në qiellin e amshueshëm të imanit. Edhe atëherë kur ndjejmë për herë të fundit zhurmën e hapave që largohen nga ne dhe na lënë të vetëm në shtratin e dheut, shpirtrat tanë mos folshin tjetër gjuhë veç gjuhës së Kuranit, mos thënçin fjalë të tjera veç Fjalës së Bukur të Udhërrëfyesit tonë, trashëgimtarëve të tij dhe atyre të cilët sot përziejnë ngjyrën e penave të dijetarëve me gjakun e trupave të dëshmorëve, për t'i shkruar Emrat e Bukur të Allahut!
Fshehtësi! Kjo është fjala që emërton ekzistencën tone. Në botën materiale, ashtu siç e lodhë shikimi syrin, duke vështruar nga toka hapësirën qiellore, edhe mendja e lodhë trupin duke udhëtuar drejt synimit të saj. Dhe prapë fshehtësi! Fshehtësitë nuk i shohim sepse jetojmë me to. Përveç largësisë së madhe, edhe afërsia e madhe na i fsheh gjërat. Duhet ta kesh shumë afër një gjë që të mos mund ta shohësh ne tërësinë e saj. Kur dy fytyra afrohen tepër afër njëra-tjetrës, ato më nuk e shohin njëra-tjetrën.

Sa më shumë që numërojmë aq më shumë rritet shuma dhe sa më shumë që zbulojmë aq më shumë shtohet fshehtësia. Prandaj, ëshrë thënë se njeriu ka zbuluar shumë fshehtësi duke ngelur vetë fshehtësia më e madhe! Por, njeriu është e vetmja qenie në tokë që futë kokën e vet ne mes dy gjunjëve dhe mendon për të fshehtën e tij. Ai është e vetmja qenie që ka zbuluar zjarrin, prandaj edhe i tërhiqet vërejtja me dënim në zjarr. Ai është e vetmja qcnie që parashtron pyetjen pse dhe përgjigjet me sepse. Pse-të dhe sepse-të e tij nuk kanë Fund ngase ai u krijua për pafundësinë. Mirëpo, mendja mbyllur brenda mureve të burgut të ekzistencës së kësobotshme, dëshmon vetëm për gjërat që takon ne këtë burg dhe supozon për gjërat që gjenden jashtë tij. Megjithëkëtë, derisa mendja robërohet, zemra vazhdon të jetojë e lirë duke u tërhequr nga fshehtësia e jetës. Të menduarit e lodhë trupin por të dashuruarit nuk e lodhë zemrën. Bile, as atëherë kur zemra vuan nga dhimbjet që ia shkakton i dashuri, ajo nuk heq dorë nga ai. Askush nuk mund të mos e pëlqej erën e trëndafilit për arsye se ai ka gjemba dhe nuk mohohet bukuria e tij për shkak se shpohemi nga gjembat e tij.

Në botimin e pjesës se tretë të komentimit të Kuranit, ku janë përfshirë katër suret e vijuese, En'am, Araf, Enfal dhe Tevbe, nga pena c përndritur e Ibn Kethirit, pasqyrohet jeta njerëzore në mes të mendjës se robëruar dhe zemrës se lirë. Këto katër sure janë edhe katër shenja të tjera orientuese për rrugëtimin e "atyre që besojnë të fshehtën". Surja En'nam, zbritjen e së cilës e kanë shoqëruar shtatëdhjetë engjëj, është e vetmja sure ku Emri i të Madhnueshmit është përmendur shtatëdhjetë herë. Araf është shenja tjetër, emri i se cilës emërton vendndodhjen e njeriut në mes së mirës dhe së keqes. Aty vijnë edhe pesë thirrjet me ton paralajmërues për bijtë e Ademit. Enfal është shenja tjetër orientuese e cila fletë për fitoren e muslimanëve ne luftën e Bedrit, me gjithë numrin e vogël të tyre në përballje me numrin e madh të ushtrisë kundërshtare, duke nxjerr në pah se cilësia, në përballje me sasinë, është ajo që përcakton vlerat dhe suksesin e amshueshëm. Ndërkaq, surja Tevbe është e vetmja sure e Kuranit që fillon pa "Bismilahi..." duke shfuqizuar sigurinë ndaj atyre që shkaktojnë pasiguri.

Zemra e njeriut është vetë fshehtësia, prandaj quhet cdhe xhan. Fjala xhan vjen nga folja xhenna që do të thotë fshihem (me u fshehë). Embrioni në bark quhet xhanin. Nga e njëjta rrënjë vijnë edhe fjalët xhinn dhe xhenet. Me fjalën xhenet janë emërtuar edhe kopshtet, për shkak se dendësia e drunjve në to, në tërësi e ka mbuluar tokën dhe ajo nuk është parë. Zemra meriton emrin fshehtësi sepse është vendbanimi i dashurisë. Ajo është xhan dhe rrugëton drejt xhenetit. Por, asaj i duhen shenjat orientuese që e çojnë kah ai. Aq sa ka zemra, ka edhe dashuri dhe aq sa janë të ndryshëm njerëzit aq janë të ndryshmc dashuritë. Në botë ka dashuri që me ndarjen e të dashuruarve vjen mërzia. Ka dashuri kur nga ndarja vjen pikëllimi. Mërzia shfaqet me humbjen e gjërave materiale, ndërsa pikëllimi me humbjen e gjërave shpirtërore. Në botë ka edhe dashuri që me takimin e të dashuruarve shuhet malli, por ka edhe dashuri që me takimin e tyre shtohet malli. Le të jetë takimi ynë me suret e Kuranit shtim i mallit për Atë të Vetmin që e di të fshehtën e ekzistencës sonë! Amin!

F. Muja

Bewertungen

Aktuell keine Kunden-Kommentare

Eigene Bewertung verfassen

Tefsiri i Ibën Kethirit 3

Tefsiri i Ibën Kethirit 3

Janë përfshirë katër suret vijuese, En'am, Araf, Enfal dhe Tevbe