AL-Nun4506
New product
Forma e namazit të të dërguartit të Allahut, salallahu alejhi ve selem e përshkruar nga fillimi gjer në fund, sikurse të ishit duke e parë.
10 Item Items
Warning: Last items in stock!
Availability date:
Forma e namazit - NASIRUDIN ALBANI
Forma e namazit të të dërguartit të Allahut, salallahu alejhi ve selem e përshkruar nga fillimi gjer në fund, sikurse të ishit duke e parë.
Recipient :
* Required fields
or Cancel
Forma e namazit
BOTIMI I PESTË: JANAR, 2013/1434
Nasiruddin Albani u lind në Shkodër, në vitin 1332 H (1914), në një familje fetare. Baba i tij, Nuh ef. Nexhati Albani kishte kryer studimet e sheriatit në Stamboll dhe qysh në Shqipëri njihej si dijetar. Pas lodhjeve që përjetuan popullata e Shkodrës në periudhat e luftrave ballkanike dhe të Luftës së Parë Botërore, familja e Albanit u shpërngul për të jetuar në Sham, Damask (Siri e sotme). Aty shejh Albani mbaroi shkollën fillore dhe njëkohësisht mësoi dituritë e para në lëmi fetare nga dijetarë të ndryshëm; Kur'anin, Texhvidin, shkencat e gjuhës arabe, Fikhun e medhhebit hanefi dhe degë të tjera. Baba i shejhut, Nuh efendiu njihej ndër njohësit më të mirë të Fikhut hanefi në Sham, tek ai ndoqën mësim dijetarët e mëdhenj shejh Shuajb Arnauti dhe Abdulkadër Arnauti. Për hoxhën e tij shejh Shuajbi na rrëfente se ka njohur mirë astronominë dhe se ka qenë llogaritës i kohës-muvekkit.
Albani nga babai i tij mësoi edhe zanatin e orëndreqësit, gjë me të cilën fitonte për të siguruar familjen. Interesimi për hadithin dhe shkencat e tij, u paraqit tek ai qysh në moshën njëzet vjeçare. Shejhu thonte se një artikull i publikuar në revistën El-Menar, ia ka zgjuar kureshtjen atij të filloj të punojë në këtë lëmi, duke përshkruar me dorë veprën monumentale prej 2000 faqeve, të Hafidh El-Irakiut- tahkik (recenzim) i haditheve të librit Ihjau ulumid-din të Ebu Hamid Gazaliut. Albani u thellua në lëminë e hadithit dhe në shkencat e tij. Ai përveç që mori ixhazet për hadith nga muhadithë lokalë, lexonte dhe hulumtonte me orë të tëra në mektebin e famshëm Edh-Dhahirijje në Sham. Ai u thellua në shkencën e Hadithit në atë masë, saqë shpeshherë e mbyllte dyqanin e tij dhe qëndronte në këtë mekteb, duke e ndërprerë leximin vetëm për namaz, madje nuk shkonte as të hante, por shpesh merrte pak ushqim me vete.
Drejtoria e Edh-Dhahirijje-s me të parë ambiciet e tij për hulumtim i dha shejhut çelësin dhe një dhomë të posaçme për studim. Gjatë kësaj kohe ai shkroi disa vepra të dobishme - shumë prej të cilave ende janë në dorëshkrim dhe gjenden së bashku me gjithë bibliotekën të cilën me vasijet e la vakëf në Universitetin Islamik në Medine. Albani udhëtoi për ligjërime në vende të ndryshme si: Katar, Egjipt, Kuvajt, Emiratet, Spanjë dhe Angli. Shejhu fliste shqipen e vjetër me orientalizma, zotëronte arabishten shumë mirë dhe mund të shërbehej edhe me frengjishten të cilën e kishte mësuar gjatë periudhës kur Siria ishte koloni franceze.
Përmbajtja
Dy fjalë për shejhun tonë ................................................................... 7
Librat dhe punimet e shkruara ........................................................... 9
Forma e namazit dhe ndikimi i tij në davetin te shqiptarët.......... 10
Nxënësit e shejhut:........................................................................... 11
Lëvdatat dhe mirënjohjet e institucioneve dhe dijetarëve për shejh
Albanin ............................................................................................ 11
HYRJE...................................................................... 15
Arsyet për përmbledhjen e këtij libri dhe disa nga veçoritë e tij....... 20
Metodologjia e këtij libri ..................................... 24
Braktisja e pikëpamjeve të imamëve nga ana e pasuesve të tyre,
nëse ato janë në kundërshtim me Sunnetin ..................................... 40
Përgjigje mëdyshjeve ........................................... 46
TË DREJTUARIT KAH QABJA............................... 66
QËNDRIMI NË KËMBË GJATË NAMAZIT ........... 70
Namazi i personit të sëmurë në pozitë të ulur ................................. 71
Namazi në anije ............................................................................... 72
Ulja dhe qëndrimi në këmbë në namazin e natës (Tehexhxhud) ...... 73
Namazi
No customer reviews for the moment.