AL-Fu10016
New product
8 Item Items
Warning: Last items in stock!
Availability date:
Familjet e profetëve
Profetët janë njerëzit më të dashur dhe më të afërt të All-llahut. Ata janë bartësit e mesazhit hyjnor në mesin e njerëzve, përcjellësit besnik të Shpalljeve të Zotit Fuqiplotë, udhëzues të njerëzimit përmes frymëzimit që u erdhi nga qielli.Recipient :
* Required fields
or Cancel
Titulli |
Familjet e Profetëve
|
Autori |
Xhasim Mutava
|
Përktheu |
Elmaz Fida |
Lektor |
Agim Abazi |
Korrektor |
Ammar Jusufi |
Botues |
Shtëpia Botuese "Furkan" |
Faqe |
236 |
Profetët janë njerëzit më të dashur dhe më të
afërt të All-llahut. Ata janë bartësit e mesazhit hyjnor në mesin e njerëzve,
përcjellësit besnik të Shpalljeve të Zotit Fuqiplotë, udhëzues të njerëzimit
përmes frymëzimit që u erdhi nga qielli.
Profetët e Zotit
janë burrat më besnikë gjatë historisë njerëzore, sepse edhe amaneti i tyre
ishte më i rëndë, transmetimi i Fjalëve të Zotit në mesin e njerëzve, duke
hasur shumë shpesh në refuzimin e atyre të cilëve u drejtoheshin, e madje edhe
në zullumin e bashkëkohësve të tyre të devijuar dhe të humbur.
Profetët janë
njerëzit më të devotshëm që ka njohur kjo tokë, sepse përkundër premtimit të
Zotit për shpëtimin e tyre në Ahiret dhe kënaqësitë e Xhennetit, ata për asnjë
çast nuk ndërprenë adhurimin ndaj Zotit dhe kërkim faljen prej Tij.
All-llahu i zgjodhi
ata për bartjen e mesazhit të Tij hyjnor në mesin e njerëzve, për tu mësuar
atyre të mirën e të keqen, shpërblimin e dënimin, për ti larguar nga devijimet
dhe udhëzuar drejt rrugës së Zotit.
Të Dërguarit e
All-llahut duhet të jenë njerëzit më të dashur për neve, shembulli që duhet
ndjekur në përkushtimin tonë ndaj Zotit dhe raportet me njerëzit.
Secili prej tyre
karakterizohej me ndonjë dhunti të veçantë nga Zoti, muxhize përmes të cilës
vërtetohej lidhja e tyre me Zotin dhe misioni i tyre në tokë.
Po ashtu, ata ishin
edhe njerëz familjarë, duke u bërë në këtë mënyrë edhe një shembull i yni se si
duhet të sillemi me familjet tona. Raportet e tyre me prindërit, vëllezërit,
bashkëshortet, fëmijët... të afërmit tjerë dhe pak më të largëtit... duhet të
shërbejnë si një model se çfarë nevojitet të jetë sjellja jonë në raport me
njerëzit që na rrethojnë.
Në jetën e secilit
prej Profetëve të Zotit gjejmë ndonjë mësim të rëndësishëm në këtë drejtim,
ndërsa libri Familjet e Profetëve, i autorit Xhasim Mutava, jep
një kontribut shumë të rëndësishëm në këtë aspekt.
Përmbajtja:
· Babai i Profetëve Ademi [Alejhi-selam]
· Ademi [Alejhi-selam] dhe sprova familjare
No customer reviews for the moment.