Titulli: Nga jeta e tabi'inëve
Autor: Tarik Suvejdan
Përkthyes: Elmaz Fida
Numri i faqeve: 192
Formati: A5
Viti i botimit: 2009
Hyrje
Falënderimet më të sinqerta i takojnë All-llahut të Madhërishëm. Paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi Profetin, Muahmmedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], shokët dhe të gjithë ata që ndoqën rrugën e tij.
Tabiinët janë brezi që erdhi direkt pas sahabëve, shokëve dhe bashkëkohësve të Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Sahabët, jetuan, dëgjuan, përfituan direkt nga dijet e tij, u edukuan me moralet më të larta dhe na i përcollën detajet më të imta nga jeta e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ishin ata që ushtruan dhe zbatuan Islamin e pastër dhe të freskët, ashtu siç e kishin marrë nga Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe e kuptonin nga Kurani famëlartë, shpalljen e të cilit e përjetuan vetë.
Kurani shpallej sipas rrethanave dhe shpeshherë për të zgjidhur një porblem që shqetësonte ndonjërin prej sahabëve dhe muslimanëve të asaj kohe.
Pas vdekjes së Porfetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], shokët e tij u shpërndanë në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, duke mbartur dhe përcjellë mesazhin hyjnor dhe njëkohësisht duke hedhur themelet e civilizimit islam.
Vendet dhe rajonet ku u përqendruan sahabët, ishin kryesisht në Gadishullin Arabik, në Egjipt, Sham, Irak dhe rajone të tjera. Ata njerëz që jetuan me sahabët e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], quhen tabiinë.
Brezi i tabiinëve janë model dhe shembull i rrallë. Vetë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i kishte vlerësuar që gjatë jetës së tij me fjalët:
Brezat më të mirë janë brezi im, pastaj ata që i pasojnë, pastaj ata që i pasojnë.
Kështu, kuptojm që brezi më i mirë është brezi i sahabëve, bashkëkohësve të Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe pas tyre, janë brezi i tabiinëve.
Nëse për sahabët, njerëzit do të thoshin se ata kanë jetuar dhe e kanë dëgjuar Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] direkt dhe kjo ishte ajo që i bëri të dallohen dhe të kenë sukses, diçka të tillë nuk mund ta thonë për tabiinët.
Me këtë, ata u kthyen në model dhe shembull për brezat që nuk jetuan me Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Ndërkohë që dëgjon dhe lexon bëmat dhe heroizmat e shokëve të Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], të shkon mendja menjëherë dhe i justifikon këto me faktin që ata jetuan me Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe dëshmuan shpalljen e zbulesës hyjnore.
Meqenëse tabiinët nuk jetuan me Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe nuk i dëgjuan hadithet direkt prej tij, ata janë njerëzit më të afërt dhe më të përshtatshëm për tu ndjekur dhe për tu marrë si model. Ata i përjetuan historitë dhe thëniet e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nëpërmjet shokëve të tij, sahabëve.
Historitë dhe ndodhitë e brezit të tabiinëve janë të shumta dhe janë të mbushura me vlera dhe veçori, të cilat duhet të bëhen të ditura për muslimanët e sotëm.
Në të rrëfehet mënyra si u rritën dhe u edukuan, duke u bërë shembull për mbarë muslimanët që ndjekin rrugën e tyre.
Tabiinët:
- AMIR IBNU ABDULLAH TEMIM
- SEID IBNU MUSEJJIB
- REBI IBNU KUTEJM
- ATA IBNU EBI REBAH
- SILE IBNU ESHEJM EL-ADEVIJ
- SHUREJH EL-KADIJ
- AMIR IBNU SHERHABIL
- (IMAM SHABIJ)
- REXHA IBNU HAJJEVE
- SEID IBNU XHUBEJR
- MUHAMMED IBNU VASI
- EL-ESEDIJJ
- RABIATU REJ
- EBU HAZIM EL-AREXH
- MUHAMMED IBNU SIRIN
- URVE IBNU ZUBEJR