AL-Ess14002
New product
Autor: Ibn Kajim El Xheuzije Çfarë mund të ketë në dorë ai që çdo gjë e tij është në duart e Allahut. Shpirti i tij është në duart e Allahut, zemra e tij mes dy Gishtave të Mëshiruesit, i Cili e kthen atë si të dojë. Jeta, vdekja, lumturia, dështimi, lëvizjet e ndalesat, fjalët ...
0 Item Items
This product is no longer in stock
Warning: Last items in stock!
Availability date:
El Feuaid - Libri i urtësive
Autor: Ibn Kajim El Xheuzije Çfarë mund të ketë në dorë ai që çdo gjë e tij është në duart e Allahut. Shpirti i tij është në duart e Allahut, zemra e tij mes dy Gishtave të Mëshiruesit, i Cili e kthen atë si të dojë. Jeta, vdekja, lumturia, dështimi, lëvizjet e ndalesat, fjalët ...
Recipient :
* Required fields
or Cancel
El Feuaid - Libri i urtësive
Ibn Kajim El Xheuzije
Titulli i librit në origjinal: El Feuaid
Përktheu Justian Topulli dhe Shuajb Rexha
Përgatiti për botim: Blerim Krasniqi
Kopertina: Rinor Maliqi
Faqe: 283
Formati: 13,5 x 20 x 2 cm
ISBN: 978-9951-553-02-5
Botimi i dyte, Dardane 2011
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
Boton: Shtëpia botuese ESSEBIL
E gjithë qenia e njeriut i përket Zotit
Çfarë mund të ketë në dorë ai që çdo gjë e tij është në duart e Allahut. Shpirti i tij është në duart e Allahut, zemra e tij mes dy Gishtave të Mëshiruesit, i Cili e kthen atë si të dojë. Jeta, vdekja, lumturia, dështimi, lëvizjet e ndalesat, fjalët e veprat, gjithçka është në duart e Tij. Njeriu nuk mund të kryejë asgjë pa dëshirën dhe vullnetin e Zotit. Nëse Zoti e lë njeriun në duart e vetë atij, ai ka për të ngelur në duart e një të pafuqishmi, një të humburi, një të shkujdesuri, një mëkatari, një fajtori. Nëse do ta lërë në duart e dikujt tjetër, do ta lërë në duart e atij që nuk mund t bëjë as dëm e as dobi, që nuk mund ti japë as jetë, as vdekje e as ndonjë jetë tjetër. Nëse e braktis, ai do të bëhet pre e armikut të tij dhe do të robërohet në kurthin e tij. Ndaj, njeriu nuk mund të jetojë as edhe për një çast të vetëm larg Zotit. Për të, Ai është një domosdoshmëri e pazëvendësueshme. Për çdo çast që ai merr frymë, për çdo grimcë të trupit dhe të shpirtit të tij, varfëria dhe nevoja e tij për Zotin arrin cakun e saj të fundit.
E, megjithëkëtë, e sheh këtë njeri tek i shmanget Zotit dhe i kthen krahët Atij, dhe, ndonëse ia ka së tepërmi nevojën, revoltohet ndaj Tij duke mëkatuar. Atë në harresë e ka lënë dhe shpinën ia ka kthyer. Kështu, pra,nesër tek ai do të kthehet e para Tij do të qëndrojë.
Preokupohu me atë, për të cilën je urdhëruar dhe mos e vrit mendjen për diçka që të është garantuar, sepse jetëgjatësia dhe rrësku për ty janë dy bashkëshoqërues të garantuar. Sa kohë të jetosh, aq kohë edhe rrësku nuk do të të ndalet. Nëse Zoti me urtësinë e Tij të mbyllë një prej rrugëve të tij, një tjetër rrugë më të dobishme do të hapë për ty, me mëshirën e Tij.
Mendo pak për foshnjën në bark të nënës sesi i vjen ushqimi nëpërmjet gjakut, nga një rrugë e vetme kërthiza.Kur të dalë nga barku i nënës, e tashmë rruga e parë e ushqimit do t'i pritet, do t'i hapen atij dy rrugë të reja dhe nëpër to do të rrjedhë një ushqim më i mirë dhe më i ëmbël se i pari - qumështi i freskët dhe i shijshëm.
Kur të ndahet nga gjiri dhe të fillojë të hajë ushqim, atij do ti hapen katër rrugë: dy për tu ushqyer dhe dy për të pirë ujë, qumësht dhe gjithçka tjetër të shijshme dhe të dobishme.
Kur të vdesë, të katër këto rrugë do t'i priten, por Zoti, me madhërinë e Vet, nëse ky njeri do të jetë i lumtur, do t'i hapë tetë rrugë, e ato janë dyert e Xhenetit, ku do të hyjë nga të dëshirojë.
Kështu, pra, Zoti i Lavdishëm nuk e privon robin e Tij besimtar nga diçka e kësaj bote, vetëm se për t'i dhuruar diçka më të mirë dhe më të dobishme, gjë që nuk e bën për jobesimtarët. Ai e privon nga gjërat e ulëta dhe me vlerë të pakët për t'i dhuruar atij diçka më të lartë dhe më të shtrenjtë.
Njeriu, nga injoranca, nuk e njeh se çka është e mirë për të dhe, nga mosnjohja e bujarisë dhe e urtësisë së Zotit të tij, nuk e njeh dallimin ndërmjet asaj që privohet dhe asaj që është rezervuar. Kjo krijesë njerëzore ka prirje për të dashuruar të përkohshmen, sado e ulët qoftë ajo, dhe ka shumë pak dëshirë për të përjetshmen, me gjithë vlerën e lartë të saj.
Nëse njeriu do ta vlerësonte Zotin e tij si duhet - e si mund ta bëjë ai një gjë të tillë , do ta kuptonte se mirësia e Tij ndaj tij ishte shumë më e madhe për atë që i provoi sesa për atë që i dhuroi. Ai nuk të privon,vetëm se për të të dhënë; nuk të jep sëmundje, vetëm se për të të shëruar; nuk të sprovon, vetëm se për të të kulluar; nuk të jep vdekje, vetëm se për të të ringjallur, dhe nuk të sjellë në këtë botë, vetëm se për të të përgatitur për të dalë para Tij, për të ndjekur rrugën që të shpie tek Ai. Dhe Ai është i Cili ka vënë natën dhe ditën në vazhdimësi për atë i cili dëshiron të përkujtojë ose dëshiron që të tregojë mirënjohje, por mohuesit hedhin poshtë (të vërteten) dhe vetëm mohojnë. (Furkan, 62) Ai që e njeh vetveten, preokupohet për ndreqjen e saj dhe nuk merret me gabimet e njerëzve. Ai që e njeh Zotin e Tij, preokupohet me të dhe nuk merret me qejfet dhe me pasionet e tij.
Puna më e vlefshme është ajo që nuk ua shfaq njerëzve për hir të sinqeritetit dhe nuk ia shfaq vetes, por e shikon si një mirësi të Allahut. E, pra, mos shiko veten dhe mos të të shohin njerëzit.
Njerëzit hynë në zjarr nëpërmjet tri rrugëve: rrugës së dyshimeve, që të shpie te dyshimi për fenë e Allahut; rrugës së dëshirave, që të shpie në dhënien përparësi kënaqësive të tua para bindjes dhe kënaqësisë së Allahut, si dhe rrugës së zemërimit, që të shpie në armiqësi ndaj njerëzve.
Rrënjët e të gjithave gjynaheve janë tri: mendjemadhësia, e cila e çoi djallin atje ku e çoi; lakmia, e cila e nxori Ademin nga Xheneti; smira, e cila e vuri njërin bir të Ademit kundër tjetrit. Kush i ruhet këtyre të triave, i është ruajtur së keqes, sepse mohimi (kufri) vjen nga mendjemadhësia, gjynahet vijnë nga lakmia, ndërsa padrejtësia e agresioni vijnë nga smira.
Allahu, me urtësinë e Tij, çdo pjesë të njeriut, të brendshme dhe të jashtme, e ka bërë vegël të diçkaje; kur njeriu i përdor ato aty ku duhet, ka arritur përsosmërinë e tij. Syri është krijuar për të shikuar, veshi për të dëgjuar, hunda për të nuhatur, gjuha për të folur, organi për kontakt, dora për të kapur, këmba për të ecur, zemra për të njohur dhe njësuar Zotin, shpirti për të dashur, mendja për të menduar dhe për të vlerësuar gjërat e kësaj bote dhe të botës tjetër, si dhe për ti dhënë përparësi asaj që duhet dhe për ta anashkaluar atë që sduhet. Njeri i humbur është ai, që e harron Allahun dhe merret me veten, por më i humbur se ky është ai, që harron veten dhe merret me njerëzit.
1. Si të përfitojmë nga Kurani? ................................................................ 6
2.Meditime mbi ajetet e sures Kaf ........................................................... 8
3. Pozita e luftëtarëve të Bedrit................................................................20
4. Komenti i ajetit:Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme. .. 23
5. Surja Fatiha dhe lumturia e njeriut ................................................... 24
6. Shenjat e Allahut, ato që shikohen dhe ato që lexohen .................... 26
7. Monoteizmi nën dritën e lutjes për largimin e vuajtjeve .................. 29
8. Froni i qiellit dhe froni i tokës .......................................................... 36
9. Meditimi mbi cilësitë dhe veprat e Allahut ...................................... 38
10. Zbrazja para mbushjes .................................................................... 40
11. Meditime mbi suren Tekathur ........................................................ 41
12. Urtësi dhe këshilla .......................................................................... 42
13. Mbajtja e drejtësisë është diçka e rrallë .......................................... 45
14. Miku për mikun .............................................................................. 46
15. Dy llojet e xhelozisë ....................................................................... 46
16. Urtësi dhe këshilla .......................................................................... 47
17. Ademi dhe mëkati........................................................................... 48
18. Selmani nga Persia.......................................................................... 50
19. Urtësi .............................................................................................. 52
20. Në shoqërinë e Allahut ................................................................... 54
21. Urtësi .............................................................................................. 54
22. Realiteti i kësaj bote ....................................................................... 55
23. Nga se u mashtrove? ....................................................................... 57
24. Gjynahet kryhen nga dija e pakët dhe gjykimi i dobët ................... 57
25. Lutja e pranuar ................................................................................ 57
26. Urtësi .............................................................................................. 58
27. Vetëm tek Allahu varen shpresat dhe vetëm Atij duhet ................. 64
28. Teuhidi është vendstrehimi i krijesave ........................................... 65
29. Përsosmëria e njeriut qëndron te dija dhe dashuria ........................ 65
30. Rruga për tek Allahu ka dy kufizime ............................................. 66
31. Kapitali i njeriut është devotshmëria ndaj Allahut ......................... 67
32. Devotshmëria ndaj Allahut dhe morali i lartë ................................ 67
33. Rruga për tek Allahu i Madhëruar .................................................. 68
34. Këshilla ........................................................................................... 68
35. Ndikimi që ka fjala e teuhidit në çastet e vdekjes .......................... 69
36. E gjithë qenia e njeriut i përket Zotit .............................................. 70
37. Këshilla ........................................................................................... 70
38. Këshilla ........................................................................................... 72
39. Duke medituar mbi një hadith ........................................................ 72
40. Përmbledhja e lutjes ....................................................................... 73
41. ......................................................................................................... 73
42. Udhëzimi dhe përpjekja .................................................................. 74
43. Dobësia dhe përulja para Allahut është shpresa më e ................... 74
44. Dijetarët dhe nxënësit e dijes .......................................................... 76
45. Nën hijen e çlirimit të madh ........................................................... 77
46. Këshilla ........................................................................................... 78
47. Urtësi nga historia e Ademit (alejhi selam) .................................... 79
48. Shenja nga historia e Ademit .......................................................... 83
49. Këshilla ........................................................................................... 84
50. Allahu u shfaqet robërve të Tij në Kuran ....................................... 87
51. Ebu Bekri dhe disa nga vlerat e tij.................................................. 89
52. Këshilla ........................................................................................... 93
53. Këngë për udhëtarët në karvanin e dritës ....................................... 94
54. Meditime......................................................................................... 98
55. Fjala e Allahut: Jobesimtari është ndihmës (i djallit) ................... 98
56. Nën hijen e fjalës së Allahut:nuk bëhen as të shurdhër, ............... 99
57. Rrënjët e mëkateve ....................................................................... 100
58. Mënyrat e braktisjes së Kuranit .................................................... 101
59. Përsosmëria e qenies..................................................................... 103
60. Allahu i përgjigjet për çdo gjë atij që synon botën tjetër ............. 104
61. Dija dhe puna ................................................................................ 105
62. Realiteti i besimit .......................................................................... 107
63. Realiteti i mbështetjes tek Allahu dhe nivelet e saj ...................... 107
64. Nivelet e ankesës .......................................................................... 109
65. Dobi nga fjala e Allahut: përgjigjuni Allahut dhe të dërguarit . 110
66. Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është... ................. 114
67. Zuhdi (moslakmia) në këtë botë ................................................... 119
68. Duaja (lutja) është çelësi i çdo të mire ......................................... 123
69. Zemrat e ngurtësuara .................................................................... 124
70. Dijetarit që nuk i bën dobi dituria e tij ......................................... 127
71. Sëmundja e adhuruesit injorant .................................................... 131
72. Dituria dhe besimi janë dy binjakë të pandashëm ........................ 132
73. Ndërmjet besimit të përgjithshëm dhe atij të detajuar .................. 135
74. Përfitim i vlefshëm ...................................................................... 137
75. Kush braktis diçka për hir të Allahut, Allahu do tia ................... 137
76. Dobi të ndryshme ......................................................................... 138
77. Njohja e rrugës së besimtarëve dhe e rrugës së kriminelëve ........ 139
78. Urtësi dhe përfitime të rëndësishme ............................................. 142
79. Adhuroje Zotin tënd në çdo kohë dhe në çdo gjendje .................. 144
81. Nivelet e banorëve të Ahiretit ....................................................... 148
82. Të jesh me Allahun dhe mos u shqetëso për të tjerat ................... 148
83. Ejani tek vendbanimi i vërtetë pranë Sunduesit të Plotfuqishëm . 150
84. Qëllimi i saktë dhe shenja vërtetuese e tij .................................... 151
85. Të të mjaftojë Allahu .................................................................... 151
86. Zuhdi dhe llojet e tij ..................................................................... 152
87. Nga çuditë e njerëzve ................................................................... 152
88. Ndërmjet urdhëresës dhe ndalesës ................................................ 153
89. Dy themelet e fesë: dhikri dhe shukri ........................................... 165
90. Disa prej shkaqeve të udhëzimit dhe të humbjes .......................... 167
91. Rrjedhoja të njëra-tjetrës .............................................................. 171
92. ....................................................................................................... 174
93. Shpirtrat e ligj lidhen me këtë botë............................................... 174
94. Sinqeriteti është shpëtim ndërsa gënjeshtra shkatërrim ................ 175
95. Komenti i ajetit: Por mund ta urreni një gjë, .............................. 176
96. Kush e njeh veten, njeh edhe Zotin e tij ....................................... 178
97. Të këqijat e epsheve ..................................................................... 180
98. Islami është i mesëm .................................................................... 180
99. Devotshmëria është në zemër ....................................................... 183
100. Origjina e veseve të urryera dhe virtyteve të larta ...................... 186
101. Rreth ambicies së lartë dhe synimeve fisnike ............................. 187
102. Thënie të xhevahirta të Ibn Mesudit ........................................... 188
103. Realiteti i pendimit ..................................................................... 194
104. Cila është rruga për të arritur te sinqeriteti? ............................... 195
105. Kënaqësitë e dynjasë si dhe përdorimi i tyre .............................. 196
106. Të mirat që vijnë nga braktisja e mëkateve ................................ 197
107. Shërimi i sëmundjes së vetëpëlqimit dhe asgjësimi i saj ............ 199
108. Arritja e synimit .......................................................................... 200
109. Ndërmjetësimi i madh dhe nevoja e njerëzve për të ................... 202
110. Shenjat e lumturisë dhe të mjerimit ............................................ 202
112. Shtyllat e kufrit ........................................................................... 205
113. Ata që nuk e njohin Allahun ....................................................... 207
114. Punët dhe frytet e tyre................................................................. 214
115. Nivelet e lumturisë ..................................................................... 215
116. Lidhja mes trupit dhe shpirtit ..................................................... 219
117. Porosi për thirrësit tek Allahu..................................................... 220
118. Tri dobi të rralla .......................................................................... 221
119. Dy mënyrat e njohjes së Allahut ................................................ 222
120. E çfarë lloji është pasuria jote? ................................................... 223
121. Mbështetja e besimtarit dhe format e saj .................................... 223
122. Mosnjohja e rrugës, rrezikshmëria dhe përfundimi .................... 224
123. Pengesat gjatë rrugës për tek Allahu .......................................... 224
124. Kategoritë e mirësive .................................................................. 225
125. Parimi elementar mbi të cilin bazohet dija ................................. 226
126. Ruajtja e vazhdimësisë së devotshmërisë në zemër ................... 228
127. Pastrimi i vetvetes....................................................................... 231
128. Njohja e vetes të çon drejt njohjes së Zotit................................. 233
129. Urtësi .......................................................................................... 234
130. Njohja e Allahut ......................................................................... 235
131. Si ti ruash mirësitë e Allahut ..................................................... 236
132. Vërtetë Allahu është më i Bukuri dhe e do të bukurën............... 239
133. Sinqeriteti i njeriut me Zotin e tij ............................................... 242
134. Në lidhje me kaderin .................................................................. 243
135. Madhërimi që njeriu i shpreh Zotit ............................................ 243
136. I suksesshëm është ai që merr mësim nga pësimet e të tjerëve .. 245
137. Njerëzit janë udhëtarë, por cili është destinacioni? .................... 247
138. Humbja e hapit të udhëtimit ....................................................... 247
139. Rrugët që shejtani përdor kundër njeriut .................................... 248
140. Rruga për tek Allahu dhe vendbanimi i përhershëm .................. 248
141. Dhikri më i mirë dhe më i dobishëm .......................................... 249
142. Njeriu më i dobishëm dhe më i dëmshëm .................................. 250
143. Kënaqësia e ndaluar është e përzier me shëmtirë ....................... 250
144. Rrugëtim pa ndalesë ................................................................... 251
145. Disa në Xhenet e disa në Xhehenem. ...................................... 251
146. Cilësitë e teuhidit ........................................................................ 252
147. Braktisja e dëshirave për hir të Allahut ...................................... 254
148. Kthimi tek Allahu (el-inabeh) .................................................... 254
149. Në rrugën e atyre që ecin për tek Allahu .................................... 255
150. Nga thëniet e shejh Aliut ............................................................ 255
151. Shkaqet e qarjes me dënesë kur dëgjon Kuran apo diçka tjetër . 256
152. Përmirësimi i mendimit çon drejt përmirësimit të veprave ....... 257
153. Bashkëveprimi i komponentëve frytdhënës ............................... 259
154. Dy qëndrimet para Allahut ......................................................... 260
155. Bindja e fortë (jekini) dhe ndikimi i saj te njeriu ....................... 261
156. Lutja e Ejubit (alejhi selam) ....................................................... 261
157. Lutja e Jusufit (alejhi selam) ...................................................... 262
158. Se te Zoti yt do të jetë kthimi ................................................... 262
159. Robi është ndërmjet ndihmës së Allahut dhe butësisë së Tij ..... 263
160. Realiteti i lidhjes së robit me Zotin e tij ..................................... 264
161. Baza dhe themeli i lidhjes së robit me Zotin e tij ....................... 265
162. Shkaqet e suksesit dhe përbuzjes ................................................ 266
163. Shpirtrat pastrohen duke u vënë në provë .................................. 269
No customer reviews for the moment.